Rapid Bukureshti ka regjistruar fitoren e pestë rresht në Liga 1 të Rumanisë. Edhe kësaj radhe fjalën kryesore e thanë futbollistët kosovarë.
Rapidi triumfoi si vendas ndaj Hermannstadt me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi javës së 26-të.
Ermal Krasniqi (54′) dhe Albion Rrahmani (66′) shënuan golat e fitores për vendasit. I pari ishte edhe asistues te goli i të dytit.
Për Krasniqin ishte goli i tij i dytë në elitën e futbollit rumun dhe asistimi i tretë, kurse Rrahmani tani numëron nëntë gola.
Të dy reprezentuesit e Kosovës ishin titullarë në këtë sfidë. Sulmuesi anësor qëndroi në fushë për 75 minuta, kurse qendërsulmuesi kompletoi një tjetër ndeshje të plotë.
Edhe sulmuesi tjetër kosovar, Florent Hasani, u aktivizua sonte duke u inkuadruar si zëvendësues në minutën e 75-të.
Rapidi pas kësaj fitore ka 48 pikë dhe vazhdon të jetë i dyti në tabelë, me gjashtë pikë më pak se lideri, FCSB, që momentalisht ka një ndeshje më pak.
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...