Rastet e infektimit në Ligën Premier janë dyfishuar, pasi aktualisht raportohet se numri ka shkuar në 40 sosh.
Me rritjen e numrit të infektuar me pandeminë globale, kryeministri Boris Johnson paralajmëroi masa radikale të karantinimit.
Javën e kaluar, ishin 18 raste me coronavirus në Ligën Premier, derisa klubet kanë vazhduar të luajnë.
Më 28 dhjetor ishin testuar1,311 lojtarë dhe stafi teknik, derisa ishin 28 raste me COVID-19.
Nga 1 janari deri më 3 janar, janë testuar 984 lojtarë dhe stafi teknik, e që kanë rezultuar 12 raste të reja.
Në një njoftim nga Ligën Premier, bëhet e ditur se ata janë duke i marrë të gjitha masat për të ulur rastet e infektimit.
Në rast se vazhdon të rritet numri i të infektuarve, atëherë futbolli në Angli mund të ndalohet për dy javë. /Telegrafi/
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...