Marotta ka qetësuar tifozët e Zonjës së Vjetër, duke thënë se Dybala nuk do të largohet nga Juventusi.
Manchester United është duke insistuar për Paulo Dybalan, por duket se Juventusi ka plane tjera për argjentinasin.
Është shefi ekzekutiv i Juves, Giuseppe Marotta, që ka thënë se nuk e kanë në plan ta hedhin në shitje Dybalan, pavarësish spekulimeve.
“Afati kalimtar i janarit është për ta riparuar skuadrën dhe fatmirësisht ne jemi të mbuluar mirë në të gjitha repartet”, tha Marotta për “Mediaset Premium”.
“Nuk i kemi vënë çmim Paulos, kështu që është e vështirë për të bërë një vlerësim. Nuk e kemi ndërmend ta qesim atë në shitje”, shtoi ai.
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë