Vëllezërit nga Suhareka, Nurish dhe Hysen Bytyqi, kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me koronavirus.
Vëllezërit Hyseni njihen në Suharekë, pasi janë pronarë të të dy bizneseve në këtë qytet.
Njëri nga ta merrej me argjendari ndërsa tjetri merrej me hotelieri.
Njoftimi për vdekjen e tyre është dhënë në Facebook nga një i afërm i viktimave.

Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike ka njoftuar dje për shërimin e 478 personave nga koronavirusi dhe 270 raste të reja me COVID-19.
Po ashtu janë raportuar janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966. /Gazeta Express/
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s