Adenis Shala nga klubi Flamurtari i Prishtinës dhe Esat Mala nga klubi Shkëndija Tiranë tashmë janë pjesë e klubit të madh kroat Hajduk Split .
Para disa viteve, dy talentët kishin qenë në radarin e gjigantit kroat por për shkak të rregullave në Fifa që nuk lejohet lëvizja e lojtarëve të rinj nën moshën 18 vjeqare nuk ka mundur të realizohet lëvizja në klubin kroat.
Adenis Shala ka qenë pjesë e Flamurtarit nga Prishtina që nga mosha 11 vjeçare ku ka kaluar të gjitha gjeneratat deri në debutimin e tij në ekip të parë të Flamurtarit qysh në moshën 16 vjeçare si dhe ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U19.
Esat Mala ka pasur një rrugë të gjatë duke nisur nga Liria e Prizrenit në moshën U13, në Arsenal të Prishtinës në U15 si dhe pjesa tjetër në Shkollën e Futbollit “Shkëndija Tiranë”. Esati ka qenë pjesë e përfaqësueses Shqiptare U17 si dhe të Kosovës U19 .
Kjo është lëvizja e radhës e talentëve kosovar brenda një viti në klubin e madh kroat pas Ardian Ismajlit i cili po tregon interesimin e Hajduk Splitit që Kosovën ta kthej në bastion të talenteve nga Kosova, e cila po ndodh falë Menagjerit Ymer Stanovci dhe fal mikut të Hajduk Splitit Albin Sahatqija i cili është meritor për lëvizjet e bëra Kosovë-Hajduk Split .
Kosova pritet të vizitohet për herë të dytë brenda një afati të shkurtë nga dy persona që vërtet janë duke punuar shumë që Hajduki i Splitit ta ketë vendin e vetë aty ku e meriton, e ata janë zyrtari i këshillit të lart të klubit Nikica Krnic si dhe drejtori i Akademisë se Hajdukit të Splitit Kreshimir Gojun ./arbresh.info

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshata...
Haziri: Gara e vërtetë në këto zgjedhje, mes Osmanit dhe Kur...
Airbus e Air France shpallen fajtore për tragjedinë me 228 v...
Bogujevci: 1.5 milion euro për restaurimin e Xhamisë `Mulla ...
Abdixhiku zotohet: Me LDK-në në Qeveri nuk do të ketë rritje...
Kurti diskuton me katër kongresistë amerikanë për rezolutën ...