Dy super sfida çerekfinale të Ligës së Kampionëve luhen sonte

08:39 | 8 Prill 2025
D.H

Faza e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve nis sonte me dy super përballje të katër gjigantëve evropian.

Fillimisht në “Emirates Stadium”, Arsenali është nikoqir i kampionit në fuqi të këtij kompeticioni Real Madridit, shkruan Arbresh.info.

Në një sfidë ku pritet gjithçka të ndodh me dy skuadrat që nuk janë të kompletuara pasi kanë disa lojtarë kryesorë të dëmtuar dhe të suspenduar për përballjen e parë.

Arsenali në rrethin e 1/8 së finales eliminoi shumë lehtë PSV Eindhovenin kurse Reali u djersit shumë që të fitojë ndaj rivalëve të qytetit Atleticos.

Madrilenët kaluan vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje shumë të komentuar pas asaj penalltie të Alvarezit.

Kurse në sfidën tjetër takohen dy gjigantët e vjetër Bayern Munich dhe Inter, në sfidën që luhet në “Allianz Arena”.

Skuadra e Vincent Kompanys në 1/8 e finales mposhti Leverkusenin, kurse Interi triumfoi ndaj Feyenoordit.

Dy ndeshjet luhen në të njëjtën kohë me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info