Florentino Luis është talenti i radhës që ka shpërthyer te Benfica.
Mesfushori i talentuar portugez edicionin e kaluar ka zhvilluar 25 ndeshje me skuadrën e parë ku ka shënuar dy gola dhe ka bërë dy asistime.
20-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit defensivë dhe falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e dy gjigantëve anglez, Manchester City dhe Manchester United.
Mediat portugeze kanë raportuar se dy ekipet nga Manchesteri e kanë përcjellë nga afër talentin e Benficas dhe janë mahnitur me lojën e tij.

Qysh në afatin kalimtar të janarit skuadra e Pep Guardiolës dhe ajo e Ole Gunnar Solskjaer do të tentojnë afrimin e lojtarit.
Por një gjë e tillë nuk do të jetë fare e lehtë, pasi Benfica e vlerëson 100 milionë euro yllin e tyre të ri.
Gjithsesi lojtari është ndjekur edhe nga Real Madrid dhe Bayern Munich që gjithashtu mund të bëjnë ofertë për të./Telegrafi/
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia