Xhiroja e XXVII në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante, njëra në Rahovec dhe tjetra në Prizren.
Të mërkurën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Mizahir Isma”, Rahoveci është nikoqir i Z Mobile Prishtinës, ndeshje kjo e cila pritet të sjellë rivalitet të madh në parket.
Poashtu me fillim nga ora 19:00 të mërkurën zhvillohet ndeshja Bashkimi – Lipjani në palestrën “Sezai Surroi”.
Ndërkaq të enjten me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Prizren në mes Ponte Prizrenit dhe Trepçës.
Të enjten në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në palestrën “13 Qershor” në Suharekë.
Në katër pozitat e para në tabelën e klasifikimit të Superligës së Kosovës në basketboll renditen Z Mobile Prishtina 52 pikë, Golden Eagle Ylli me 44, Rahoveci mban vendin e tretë me 43 ndërsa në vendin e katër renditet Bashkimi me 39 pikë të grumbulluara.
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...
KQZ shpërndau materialet zgjedhore për zgjedhjet e nesërme
Kurti: Këtyre zgjedhjeve nuk do t’u vë presje, por do t’ia q...