Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të javës së shtatë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Ndeshjet e kësaj jave janë zhvilluar në mesjavë dhe me dy takimet e sotme pritet të përmbyllet me sukses kjo xhiro.
Përballja më interesante e ditës padyshim se pritet të zhvillohet në kryeqytet, ku Prishtina pret Dukagjinin.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 15:00.
Në ndeshjen tjetër poashtu interesante do të luajnë në Drenas, Feronikeli ’74 me Dritën.
Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet gjithashtu nga ora 15:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi”. /Telegrafi/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...