Ndërsa janë shtuar zërat për intensifikimin e takimeve midis kryeministrit Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit, kryeministri Kurti dje gjatë ditës ka konfirmuar se komunikimi me Abdixhikun po vazhdon por nuk ka bërë të ditura hollësi.
“Jemi në komunikim, kur të kemi rezultate do t’ua komunikojmë.”
Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur e hapur për vazhdimin e bisedimeve me Vetëvendosjen për zgjedhjen e presidentit të ri. Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Alban Zogaj, nuk ka dhënë detaje nga takimet Kurti-Abdixhiku, por, siç thotë ai, në një marrëveshje të mundshme LDK–LVV do të siguroheshin 81 votat e nevojshme për president. Por Zogaj shpreh habi pse Kurti po kërkon me insistim që të sigurohen 84 ose 85 vota.
“Ne përgjigjemi për 15 deputetë të LDK-së. Kryetari Lumir Abdixhiku i ka të gjitha autorizimet nga Kuvendi i LDK-së për të zhvilluar këto biseda. Andaj numrat dihen: koalicioni qeverisës i ka 66 deputetë, LDK i ka 15 deputetë. Nëse këto dy bëhen bashkë, arrihen 81 deputetë në Kuvendin e Kosovës. Neve çka po na befason është se ftohemi në bisedë, e pastaj pas bisedave në deklarime thuhet se duhen 84-85 deputetë. 85 deputetë me LDK-në nuk arrihen. Ne garantojmë për 15 numrat që i kemi.”, tha Zogaj për rtv21
Ndërkohë, deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se partitë opozitare nuk duhet të vendosin barriera duke parashtruar kushte që e pamundësojnë arritjen e një marrëveshjeje politike. Derisa nuk bëri të ditur nëse në takimet Kurti–Abdixhiku po bisedohet për emra të përveçëm për president, Hyseni insiston që të ketë propozime nga opozita.
“Zgjedhjet janë të panevojshme, sepse nuk parashohim që të ketë zgjidhje përmes zgjedhjeve. Uroj në gatishmërinë e liderëve të partive opozitare që të jenë më racionalë në qëndrimet e tyre, por edhe më shumë mbështetës të zgjidhjes sesa të barrikadimit. Sado që gatishmëria e kryeministrit është për të gjetur zgjidhje, barrikadimi dhe destruktiviteti i opozitës po vihen në shprehje.”, theksoi Hyseni për rtv21
Në PDK e kanë bërë të qartë qëndrimin e tyre se Hamza nuk takohet me Kurtin pa pasur një ftesë zyrtare dhe se nuk mund të ketë marrëveshje politike me LVV-në nëse ky subjekt politik nuk ua lejon që PDK-ja të propozojë dy kandidatë për president.
Ndërkohë, në LDK ritheksojnë se preferojnë një kandidat konsensual për president. Anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Alban Zogaj, tha se nuk do të lejojnë që LVV-ja ta ketë edhe postin e presidentit dhe për këtë shtoi se nuk lejojnë asnjë lloj presioni nga Albin Kurti.
“Nuk lejojmë që presidenti të jetë zgjatim i qeverisjes, për arsye se pastaj shkojmë drejt një autokracie. Nuk lejojmë trysninë e Kurtit për kandidatura të njëanshme.”
Kryeministri, Albin Kurti dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit të fundit kishin deklaruar se janë pajtuar që temat e bisedimeve për çështjen e presidentit të mos bëhen publike.
Prokurorja kërkon burgim të përjetshëm për Naim Murselin dhe...
Prokurorja: Skenarin për vrasjen e Liridonës duhet ta kenë z...
Prokurorja: Naim Murseli kreu vrasje makabre para syve të fë...
Osmani: Në këtë përvjetor të masakrave në Poklek e Çikatovë,...
Murseli, Kokalla e Plava sillen në gjykatë, dëgjohen fjalët ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...