Arsenali dhe Manchester United po monitorojnë nga afër situatën e mesfushorit të Atalantas, Ederson, në prag të afatit kalimtar të verës.
Sipas gazetarit Ben Jacobs, klubet e Ligës Premier janë inkurajuar nga fakti se Atletico Madrid ende nuk ka arritur marrëveshje me Atalantën për transferimin e lojtarit.
Klubi italian vazhdon të kërkojë një shumë prej 45 deri në 50 milionë eurosh për brazilianin, i cili ka kontratë deri në vitin 2027. Nga ana tjetër, Atletico po heziton të përmbushë këtë vlerësim dhe po shqyrton alternativa të tjera si Joao Gomes.
Raportohet se Atlético Madrid ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Edersonin, por negociatat me Atalantën mbeten të hapura.
Ndërkohë, Manchester United ka kontaktuar tashmë me përfaqësuesit e lojtarit, pasi synon një rindërtim në mesfushë gjatë verës, në funksion të largimit të mundshëm të Casemiro dhe pasigurive rreth Manuel Ugarte.
Edhe Arsenali vijon të mbajë nën vëzhgim situatën, duke e bërë garën për Edersonin gjithnjë e më të hapur në prag të merkatos verore. /Telegrafi/
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...