Futbollistët nga Kosova, Leonit Abazi dhe Argjend Malaj të cilët ishin të lënduar dhe i munguan Skënderbeut për një kohë të gjatë, janë rikthyer në ekip, përcjellë arbresh.info.
Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit. “Me grupim në ditën e parë të përgatitjeve ishin Leonit Abazi dhe Argjend Malaj. Të dy lojtarët janë rikuperuar plotësisht pas ndërhyrjeve kirurgjikale dhe i janë ribashkuar grupit bardhekuq. Nesër grupi do të jetë i plotë në dispozicion të stafit teknik”.
Pas pothuajse 2 javësh pushim, ekipi i është rikthyer sot përgatitjeve për kampionat në ‘Tropikal Resort’ në Durrës.
Ashtu siç ishte programuar lojtarët janë grumbulluar sot në Durrës ku do të vijojnë përgatitjet deri në datën 6 janar, ditë në të cilën ekipi do të zhvendoset në Antalya për përgatitjet dimërore. /arbresh.info/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...