Mbrëmë ka përfunduar xhiroja e dytë e Uefa Nations League.
Kombëtarja e Kosovës pati një paraqitje të shkëlqyer në Qipro duke triumfuar 4-0, kurse Shqipëria humbi minimalisht 1-0 në “Air Albania” ndaj Gjeorgjisë.
Pas një performance të shkëlqyer me “Dardanët”, dy futbollistë nga Kosova kanë zënë vend në formacionin e xhiros së dytë të Nations League sipas SofaScore.
Donat Rudhani dhuroi dy asistime dhe e fitoi penalltinë të cilën në gol e konkretizoi Muriqi.
Për këtë mbrojtësi kosovar vlerësua me notën 9.2.
Pjesë e formacionit ishte edhe Lumbardh Dellova i cili luajti vetëm 45 minuta, mirëpo realizoi gol dhe pati performancë të mirë në mbrojtje, kurse nga SofaScore u vlerësua me notën 8.0.
Në formacionin e javës krah me dy yjet kosovar ishin edhe super emëra botëror si Luka Modric, Harry Kane, Bruno Fernandes, Alexander-Arnold.
Ndërsa ky është formacioni i plotë:

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...