Federata e Volejbollit të Kosovës do ta ketë kënaqësinë të organizojë Kampionatin Ballkanik të volejbollit në rërë, në të dy konkurrencat, mes datave 22-24 korrik.
Në këtë kampionat, i cili fillon të premten – 22 korrik, me fillim nga ora 09:30 – përkrah Kosovës, do të marrin pjesë edhe Kombëtaret si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Turqia.
Ndeshjet luhen në fushën e “Holiday Resort” të Sllatinës s Madhe, mes datave të lartpërmendura.
Përballjet finale luhen të dielën me fillim nga ora 15:00 respektivisht 16:00, dhe transmetohen në Radio Televizionin e Kosovës. /arbresh.info/
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...
FIFA refuzon ndryshimin e kalendarit të Botërorit 2026, Iran...
Rasti tronditës në Lipjan, QKUK për gjendjen e 5-vjeçarit: P...
Konate rikthehet për Liverpool, dyshime për Gomez para përba...
U shpall shtet sponsor i terrorizmit – Çfarë përmban rezolut...