Vedat Muriqi ka qenë vendimtar në fitoren e Mallorcas përballë Athletic Bilbaos (3-2) në Visit Mallorca Estadi.
Vendasit krijuan epërsi të dyfishtë në pjesën e parë të takimit, mirëpo mysafirët arritën t’i barazonin shifrat duke e dramatizuar ndeshjen në fraksionin e dytë.
Megjithatë, Mallorca arriti ta shënonte edhe golin me vlerën tri pikë përmes Takefusa Kubo, porse arkitekt ishte sulmues i Kosovës.
Ai pranoi një top në qendër dhe në përpjekje për t’u shmangur nga lojtarët kundërshtarë, asistoi te bashkëlojtari i tij, i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 88-të.
Muriqi ishte asistues edhe në golin e dytë të Mallorcas, kur pas një rivënie anësore, vrapoi drejt qendrës duke e goditur topin me kokë dhe duke e nxjerrë Angel Rodriguezin përballë portierit dhe ai nuk e pati të vështirë vetëm t’ia ndërronte drejtimin topit drejt portës në minutën e 30-të.
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...
Plagosën 25-vjeçarin në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Trump përfundon vizitën shtetërore në Kinë
QKUK: 25-vjeçari në gjendje kome pasi u plagos mbrëmë në Pri...
Hamza: Qeveria të ndalë provokimet dhe keqpërdorimin e shtet...