Dukagjini dhe Prishtina luajnë sfidën e xhiros së 33-të në elitën e futbollit kosovar.
Ndeshja do të nis me fillim nga ora 15:00 dhe luhet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, shkruan Arbresh.info.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga të dyja skuadrat.
Skuadra e Ismet Munishit luan me këtë 11-she:
Dukagjini: Margono, Pllana, Basri, Syla, Sinani, Neziri, Hugo, Bardhoku, Pefqeli, Berisha, Isufi.
Ndërsa kryeqytetasit paraqiten me këtë formacion:
Prishtina: Kolaj, Limani, Vitija, Raqi, Boueye, Gallapeni, Salihu, Islami, Krasniqi, Gnapi, Kryeziu.
Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për dy skuadrat pasi janë duke luftuar që t’i ikin sa më shumë pozitës së barazhit.
Aktualisht Dukagjini është i shtati me 41 pikë kurse Prishtina është një vend më lartë me dy më shumë./Arbresh.info
Kapja e afro 26 kg marihuanë, Prokuroria e Mitrovicës jep de...
Hapet konkursi për pranimin e 44 kandidateve të rinj
Aksident te “Bill Clintoni”, vetura godet një këmbësor
Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Matu...
Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familj...
Hyn në fuqi kufizimi i ri i pagesave: mbi 2000 euro vetëm pë...