Në konferencën për shtyp pas barazimit 0-0 me Juventusin, trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, shfaqi pakënaqësi për mungesën e konkretizimit të rasteve.
Ai komentoi se skuadra “duhet të jetë më agresive” në momentet kyçe dhe kritikoi mungesën e efilasitetit në fazat përfundimtare të ndeshjes, transmeton klankosova.tv.
Për Rafael Leao-n, Allegri tha se “duhet të mësojë të jetë i pamëshirë” kur të krijohen mundësi, sepse “kur je atje, duhet të shndërrosh rastet në gola”.
Ai gjithashtu përmendi se ishte emocionale rikthimi në Torino, ku takoi shumë njerëz me të cilët ka punuar më parë, por theksoi:
“Tani jam te Milan, dhe kemi shumë për të bërë.” Nga ana pozitive, ai përmendi se skuadra nuk lejoi gola dhe vazhdoi pa humbje. Ai gjithashtu tha:
“Tani duhet të vazhdojmë të punojmë si skuadër.”
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...