Real Madrid dhe Manchester City rikthehet për të luajtur një tjetër super ballafaqim midis tyre në kuadër të Champions League.
Kësaj radhe është faza e çerekfinales që do t’i takoj dy titanët e futbollit, shkruan Arbresh.info.
14 herë kampioni i Evropës pret në ‘Santiago Bernabeu’ sheikët e Manchester Cityt me ndeshjen që fillon nga ora 21:00.
Këto dy skuadra u takuan edhe dy sezone rresht më parë në kuadër të Champions League.
Fillimisht para dy sezoneve Reali u takua me Manchester Cityn në gjysmëfinale të Champions League, kur në një ‘triller’ të vërtetë spanjollët eliminuan anglezët, për të fituar komplet kompeticionin pastaj.
Të njëjtën gjë e bëri City sezonin e kaluar veçse, anglezët në ‘Etihad Stadium’ ia shkaktuan ‘mbretërve’ humbjen më të rëndë në këtë kompeticion.
Teksa tani një duel në sezonin e tretë rresht që do të jetë super sfidë.
Në këtë ndeshje Reali do të jetë pa Courtois dhe Alaban që kanë humbur sezonin teksa City do të jetë pa Aken dhe Walker.
Gjyqtar kryesor i kësaj sfide do të jetë francezi Francois Letexier./Arbresh.info/
Kushtrimi flet për raportin me Sasën pas daljes nga Big Brot...
Ushtria meksikane vret udhëheqësin e kartelit të fuqishëm të...
4 milionë euro mbështetje buxhetore për Luginën e Preshevës,...
Parma ‘i bën nder’ Interit, mposht Milanin në ‘San Siro’
Rama: TRAM-i elektrik financohet nga sektori privat
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...