Drita është duke shënuar fitore me rezultat 2-1 pas pjesës së parë në ndeshjen kthyese ndaj Differdange 03, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.
Gjilanasit e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar pas katër minutave lojë me anë të Arb Manaj, shkruan Arbresh.info.
Kurse në minutën e 17-të, po i njëjti lojtar dyfishoi rezultatin në sfidë.
Mirëpo pas 11 minutave, Drita pësoi gol, për kampionët e Luksemburgut, shënoi Brusco.
Rezultati i përgjithshëm nga dy sfidat është 3-1 në të mirë të skuadrës kosovare.
Tashmë Dritën e ndan vetëm edhe një pjesë nga kualifikimi historik për rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...