FC Drita ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me një prej shtyllave të mbrojtjes, Hasan Gomda, i cili ka munguar shkaku i lëndimit.
Qendërmbrojtësi ka nënshkruar kontratë të re që do ta mbajë në radhët e skuadrës deri në vitin 2029.
Lajmi është konfirmuar nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi, i cili theksoi se ky rinovim është pjesë e një plani afatgjatë për të ruajtur bërthamën e ekipit dhe për të garantuar suksesin në sezonet e ardhshme.
Gomda ka qenë një prej lojtarëve më të qëndrueshëm të Dritës, kur ishte duke luajtur para dëmtimit, nga i cili u kthye para disa ditësh.
Ky hap konfirmon besimin e ndërsjellë mes lojtarit dhe klubit gjilanas, i cili u shpall kampion.
Lushaku-Sadriu reagon pas seancës: Asnjë qëndrim për propozi...
Musliu-Shoshi ia kujton Konjufcës gazin lotsjellës në Kuvend...
Qeveria mban mbledhje, mori tri vendime
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...