Drita shënon fitore historike në Ligën e Konferencës – triumfon në udhëtim tek Shelbourne

Screenshot

23:04 | 6 Nëntor 2025
D.H

Drita ka arritur të shënoj fitore historike në Ligën e Konferencës, ku ka mposhtur Shelbourne me rezultat 0-1.

Nga minuta e 17-të vendasit po luajnë me një lojtar më pak, pasi me të kuq u ndëshkua Norris.

Lojtari i Shelbourne, Odubeko ka lëshuar një mundësi të artë për gol.

Ishte një gabim dhe mos koordinim tek futbollistët e Dritës, por për fat të mirë nuk u shfrytëzua nga vendasit.

Shelbourne rrezikoi edhe me Wood nga gjuajtja, por goditja e tij shkoi shumë pranë portës.

Drita në fundin e pjesës së parë e pati mundësinë më të mirë me Ovoukan por goditja e tij u ndal nga portieri.

Edhe një mundësi të mirë e lëshoi Rron Broja, i cili goditi me kokë por godtija u ndal nga shtylla.

Drita mori iniciativën në pjesën e dytë, ku në minutën e 57-të shënoi me anë të Almir Ajzerajt.

Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Drita arkëtoi tre pikë të mëdha. Tashmë pas tri ndeshjeve ndodhen në kuotën e pesë pikëve.

Drita sfidën e radhës e luan ndaj Shkëndijes së Tetovës me 27 nëntor në Prishtinë.

Shpërndaje në rrjete sociale