Drita po mposhtet pas pjesës së parë në “Fadil Vokrri” nga FCSB me rezultat 2-0, në ndeshjen kualifikuese të rrethit të tretë për Ligën e Evropës.
Rezultati i përgjithshëm nga dy takimet tashmë është 5-2 në të mirë të rumunëve, shkruan Arbresh.info.
FCSB e nisi pë mrekulli takimin ku shënoi në minutën e parë me anë të Cisottit.
Kurse për 2-0 shënoi Miculescu në minutën e 18-të.
Drita nuk pati ndonjë rast të mirë gjatë kësaj pjese.
Skuadrës nga Gjilani i duhen së paku tri gola për ta çuar ndeshjen së paku në vazhdime.
Në rast të humbjes, Drita vazhdon garat në play-off të Ligës së Konferencës./Arbresh.info
Rutte: Ngushtica e Hormuzit duhet të rihapet
Albin Kurti mbledh sot kabinetin qeveritar, 17 pika në rend ...
Sot përurohet segmenti Vushtrri-Prishtinë, Kurti dhe Basha m...
Parashikimi i motit për sot
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë