Drita nuk arritur më shumë se një barazim 1-1, ndaj skuadrës që u inkuadrua këtë sezon në elitë, Lirisë së Prizrenit, në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Drita e filloi më mirë takimin duke shënuar gol që në minutën e 4-të të ndeshjes përmes Besnik Krasniqit, shkruan Arbresh.info.
Në minutën e 66-të, Drita gjeti rrugën drejt rrjetës sërish përmes Astrit Thaqit, iu ky gol u anulua shkak i pozitës jashtë loje.
Teksa nuk vonoi shumë dhe nëntë minuta më vonë, Tijueza barazoi rezultatin në 1-1.
Më gola nuk pati dhe seria e Dritës pas pesë fitoreve rresht u ndërpre.
Drita vazhdon të mbetet në vendin e dytë me 22 pikë, katër më pak se lideri Ballkani, derisa Liria ndodhet e parafundit në tabelë me shtatë pikë.
Në mesjavë ‘intelektualët’ përballen ndaj Ballkanit kurse Liria e pret Dukagjinin në shtëpi./Arbresh.info/
Policia e Kosovës: 8 Marsi është zë, barazi, fuqizim dhe sim...
Rama uron gratë shqiptare për 8 Mars: Faleminderit për gjith...
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton ...
Barcelona merr një ofertë prej 40 milionë eurosh për njërin ...
Therje me thikë në Mitrovicë të Veriut, arrestohet i dyshuar...
Gjendet pa shenja jete një person në Istog, policia po heton...