Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin në Superligë

16:57 | 12 Prill 2026
D.H

Drita ka arritur të shënoj një fitore me rikthim ndaj Ferizajt, ku gjilanasit triumfuan me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ishin mysafirët që realizuan të parët me golin e Kushtrim Shabanit në minutën e 18-të.

Por nëntë minuta para fundit të pjesës së parë, Vesel Limaj barazoi rezultatin në 1-1.

Skuadra e Zekirija Ramadanit vazhdoi sulmet në pjesën e dytë dhe në minutën e 82-të përmes Liridon Balajt gjeti edhe golin e dytë që në fund doli të ishte i fitores.

Me këtë triumf, Drita vazhdon kryesimin me 54 pikë, kurse Ferizaj mbetet i teti me 32 sosh./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale