Klubi futbollistik Drita përpos fitores historike, ka marrë edhe një shumë të majme pas paraqitjes pozitive në Ligën e Konferencës.
Drita e mposhti në udhëtim Shelbourne me rezultat 0-1, sfidë ku dallimin e bëri goli nga distanca i Almir Ajzerajt.
Me këtë fitore, Drita ka marrë edhe plot 400 mijë euro nga UEFA, e më e bukura që kjo është vetëm triumfi i parë në Ligën e Konferencës, ku kanë mbetur edhe pesë xhiro derisa të mbyllet faza e ligës.
Drita kishte fituar edhe 266 mijë euro në dy xhirot e para shkaku që kishte arkëtuar dy pikë (pra në dy barazime).
Kësisoj, Drita po i afrohet gjithnjë e më afër një avancimi së paku në play-off, ku do të merrte edhe plot 300 mijë euro tjera.
Aktualisht, Drita ka pesë pikë ndërsa në xhiron e radhës në kuadër të Ligës së Konferencës do ta presë skuadrën shqiptare, Shkëndija.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...