FC Drenica ka prezantuar sot 12 futbollistë disa ditë përpara nisjes së edicioni të ri të garave në Superligën e Kosovës.
Klubi nga Skënderaj ka arritur marrëveshje me Altin Vojvodën, Anteo Osmanllarin, Christian Da Silvan, Eneid Kodrën, Erisildo Smacin, Granit Jasharin, Indrit Prodanin, Jeton Krasniqin, Kenan Haxhihmazan, Keslin Shanin, Ronaldo Chachon dhe Thiago Gomesin, shkruan Arbresh.info.
Të gjitha këta futbollistë Drenica i prezantoi përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Disa ditë më parë ekipi i cili këtë vit u inkuadrua në elitën e futbollit kosovar njoftoi vazhdimin e bashkëpunimit edhe me Igball Jasharin, Genc Hamitin, Kreshnik Ukën, Andi Veliqin, Arbër Shalën dhe Auron Hamitin.
Drenica këtë sezon në elitë synon të ketë rezultate sa më pozitive dhe të qëndrojë në Superligë./Arbresh.info
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës