Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur udhëheqësit e Federatës së Bodybuildingut dhe Fitnesit të Kosovës, me kryetarin, Esat Lata dhe Federatës së Bodybuildingut të Shqipërisë.
I pranishëm ishte edhe kampioni i botës në Kupën Diamond, bodybuilder shqiptar, Marin Meksa, i cili u përgëzua nga drejtuesit e KOK-ut për suksesin e arritur.
Të tria palët kanë diskutuar për mundësi të ndryshme të bashkëpunimit më të mirë të bodybuildingut dhe fitnessit.
Drejtuesit e KOK-ut, kanë shprehur vullnetin dhe gatishëmrinë, që bashkarisht edhe me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, të përkrahin këtë sport në zhvillimin e mëtejshëm dhe avancimin drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.
Të pranishëm në takim ishin edhe sekretari i përgjithshëm i FBSH, Sabri Dragusha, sekretari i FBBFK-së, Bedri Cehani, ish-presidenti i FBFK-së, dhe Alban Hoti, bashkëpuntor i FBFK-së./Arbresh.info


Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...