Napoli është mposhtur me rezultat të pastër 2:0 në takimin e parë të 1/16 në Ligën e Evropës nga Granada.
Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka folur pas këtij takimi rreth të ardhmes së trajnerit, Gennaro Gattuso dhe mbrojtësve të Napolit.
“Gattuso deri në fund të sezonit? Po, kam thënë dhe më parë, jemi të bashkuar dhe në fund do ti bëjmë llogaritë”, tha ai.
Giuntoli ka thënë se nuk diskutohet kualiteti i Amir Rrahmanit së bashku me Maksimoviqin.
“Luajnë të dy në mbrojtje por kanë pasur pak ndeshje ku kanë luajtur bashkë. Çdo ndeshje ju shërben të përmirësohen, kualiteti nuk diskutohet dhe janë duke e vënë në fushë në dispozicion të skuadrës”, ka thënë Giuntoli.
Ndryshe, Amir Rrahmani nuk pati përformancë të mirë në këtë takim dhe sajti “Whoscored.com” e kishte vlerësuar me notën më të ulët në këtë takim./arbresh.info/
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Lushaku: Për LDK-në, Konjufca e Mulhaxha nuk janë emra të pr...