Sunderland AFC ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Granit Xhakës, i cili firmos për tre vite në “Stadium of Light” pasi arriti një marrëveshje me Bayer Leverkusen.
Mesfushori zviceran mbërrin në Angli pas një periudhe të jashtëzakonshme me kampionët e Bundesligës, ku ishte një nga liderët kryesorë të skuadrës që shkroi historinë sezonin e kaluar.
Pas zyrtarizimit, drejtori sportiv i Bayer 04, Simon Rolfes, ka folur për rolin e madh që Xhaka kishte në suksesin historik të klubit gjerman.
“Granit Xhaka ishte lojtar kyç në ekipin e Leverkusenit që fitoi kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë në vitin 2024,” tha Rolfes. “Pranimi i kërkesës së tij urgjente për transferim është i përshtatshëm për Bayer 04 sipas kushteve dhe rrethanave të negociuara dhe është zgjidhja më e mirë për të gjithë të përfshirët. I urojmë Granitit gjitha të mirat për pjesën tjetër të karrierës së tij.”
Nga ana tjetër, vetë Xhaka u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që i bashkohet Sunderland-it, duke thënë se ndjeu energjinë dhe mentalitetin e klubit sapo bisedoi me drejtuesit dhe se mezi pret të shkruajë një kapitull të ri në futbollin anglez.
Xhaka largohet nga Leverkusen pasi ndihmoi skuadrën e Xabi Alonso-s të fitonte titullin e parë të Bundesligës dhe Kupën e dytë të Gjermanisë, ndërsa vazhdon të mbajë rekordin si lojtari me më së shumti paraqitje për Zvicrën.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot