Drejtori sportiv i zikaltërve, Piero Ausilio, nuk i ka kursyer replikat për ekipin pas humbjes me Crotonen.
Kjo e fundit triumfoi me rezultat 2:1, e cila gjë ka bërë që zikaltërit të largohen edhe më shumë prej zonës së Ligës së Kampionëve.
“Një Inter mendjemadh, sipërfaqësor dhe arrogant. Një paraqitje jo e denjë për një ekip të Serisë A. E papranueshme! Ne duhet të punojmë dhe të përpiqemi të kuptojmë se ku duhet të ndryshojmë, ajo që ndodhi këtë javë më ka befasuar tej mase. Në Serinë A nuk mund të luash një ndeshje në këto nivele, ku në pjesën e parë nuk kemi zbritur fare në fushë.
Shqetësim për derbin? Një ndeshje si derbi nuk duhet të përgatitet në këto rrethana, është ndeshja e duhur për t’iu rikthyer përsëri rrugës së duhur. Që nesër (sot) në mëngjes është stërvitja dhe kjo ndeshje me Crotonen duhet të na shërbejë si shembull. Duhet të respektojmë tifozët dhe fanellën që kemi. Sot (dje) në fushë ka munguar Interi, nga aspekti psikologjik, mbase kemi vuajtur për shkak të asaj humbjeje kundër Sampdorias”.
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania tjetri nga Franc...
Transferohen autoritetet në KFOR, theksohet profesionalizmi ...
Përleshje mes tifozëve pas ndeshjes Prishtina e Re – Drenica...