Drejtori sportiv i Atletico Madrid-it, Andrea Berta ka konfiruar bisedimet me klubet e mëdha, si Roma, Everton-i dhe PSG-ja për futbollistin Santiago Arias.
28-vjeçari është të Atletico që nga viti 2018, derisa kontrata i skadon në qershorin e vitit 2023, transmeton portali arbresh.info.
Berta ka konfirmuar bisedimet me klubet e njohura për mbrojtësin e krahut të djathtë.

“Jemi në bisedime me Romën, Everton-in dhe PSG-në për Arias, por jo me Bayer Leverkusen-in”.
“Është e mundshme që ta lirojmë në formë huazimi me obligim blerje sapo ai të bëjë 10 paraqitje”, deklaroi ai për Kicker.
Kolumbiani ka bërë 53 paraqitje për “Los Rijoblancos” dhe më herët ishte pjesë e PSV-së dhe Sporting CP./arbresh.info.
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente
Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën substanca narkot...
Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknolog...
Netanyahu: Një sulm i Iranit ndaj Izraelit do të ishte një g...