Trepça ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme ndaj Pejës me rezultat 67 – 66 në kuadër të xhiros së 20-të në elitën e basketbollit kosovar.
“Minatorët” e nisën sfidën më mirë duke shkuar me 13 pikë epërsi në pjesën e parë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo Peja u rikthye fuqishëm në dy etapat e fundit dhe në një moment rikthyen epërsinë.
Por mitrovicasit u rikthyen sërish në avantazh dhe në aksionin e fundit Peja nuk arriti të shënoj kurse Trepça shënoi fitoren e cila tashmë e bën liderë, pas humbjes së Bashkimit.
Më i dalluari në këtë fitore ishte Mikaile Tmusic me 17 pikë, kurse lojë të mirë bëri edhe Drilon Hajrizi me 14 sosh.
Tek Peja tre lojtarë luajtën me nga 14 pikë, Da Silva, Galloëay dhe Hot.
Pas 20 ndeshjeve, kampionia në fuqi e Kosovës ka 14 fitore e gjashtë humbje kurse Peja 10 fitore e 10 humbje./Arbresh.info
Kontrabanduan 30 dele nga Serbia, njëri arratiset e tjetri a...
27 Maji – Dita kur u konfirmua aktakuza për krime lufte ndaj...
Kurti sot zhvillon takim me kongresistë amerikanë
Izraeli intensifikon sulmet në Liban, mbi 30 viktima, mes ty...
Sot Kurban Bajrami, Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar d...
Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës