Lazio është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë duke fituar në penalti kundër Interit.
Skuadra nën udhëheqjen e Simone Inzaghis eliminoi me anë të penaltive nikoqirët e këtij takimi dhe ylli shqiptar Thomas Strakosha është heroi i tyre për shkak se priti dy penalti, shkruan portali arbresh.info.
Lazio kaloi në epërsi gjatë vazhdimeve duke shënuar përmes sulmuesit Ciro Immobile në minutën e 108′, por kur të gjithë mendonin se ka përfunduar gjithçka në Giusseppe Meazza, nikoqirët përfituan një penaltia.
Gjyqtari Rosrio Abisso akordoi penalti në minutën e dytë të kohës shtesë (122′) dhe sulmuesi argjentinas Mauro Icardi realizoi nga pika e bardhë për 1 me 1 në përballjen direkte me portierin shqiptar Thomas Strakosha duke dërguar kështu ndeshjen në penalti.
Portieri i Kombëtares Shqiptare priti goditjen e superyllit Radja Nainggolan dhe Lautaro Martinezit në penalti pas 120 minutave lojë duke dërguar kështu në gjysmëfinale të këtij kompeticioni skuadrën e tij.
Te Lazio, të saktë me goditjen e tyre u treguan të gjithë ekzekutuesit përveç Riza Durmisit./arbresh.info/
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit