Me 48 pikët e mbledhura brenda 19 ndeshjeve të para në Bundesligë, Borussia Dortmundi ka venodsur një rekord të ri si klub.
Skuadra e Lucien Favres ishte në formë të pandashme këtë të shtunë për shkak se ata fituan me rezultat 5 me 1 në shtëpi duke kaluar me nëntë pikë të pastra në krye të tabelës, të paktën deri të dielën para përballjes së Bayern Munichut kundër Stuttgartit, transmeton portali arbresh.info.
Një numër i madh lojtarësh tërhoqën vëmendjen ndërkohë që Marco Reus shënoi një gol dhe krijoi një asistim, ashtu siç bënë edhe Achraf Hakimi dhe Raphael Guerreiro.
Jadon Sancho ishte sërish efektiv duke krijuar dy gola sot.
Kështu, edicioni i mrekullueshëm vazhdoi për Dortmundin, i cili ka pësuar vetëm një disfatë dhe ka humbur pikë në përgjithësi katër herë./arbresh.info/
48 – For the first time ever @BlackYellow have picked up 48 points from their first 19 games of a #Bundesliga season. Masterly. #BVBH96 pic.twitter.com/pVYyQYHGId
— OptaFranz (@OptaFranz) January 26, 2019
31-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohet nga Gjerma...
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...