Borussia Dortmundi është mposhtur në shtëpi me rezultat 2 me 3 nga Leipzigu.
Skuadra e Peter Bosz, e cila nuk ka nisur asnjëherë më mirë sezonin në Bundesliga, është mposhtur në Signal Iduna Park në derbin kundër Leipzigut, shkruan portali arbresh.info.
Edhe pse nisën ndeshjen mjaftë mirë me një gol nga Aubameyang në minutën e 4′, lideri në Bundesliga pranoi tri gola të njëpasnjëshme nga mysafirët. Sabitzer (10′), Paulsen (25′) dhe Augustin në pjesën e dytë (49′) realizuan për skuadrën e trajnerit Ralph Hasenhuttl.
Aubameyang realizoi edhe në pjesën e dytë nga pika e bardhë (64′), por nikoqirëve nuk iu mjaftuan dy golat nga reprezentuesi gabonez për të vazhduar si i pamposhtur në sezonin 2017/18.
Borussia Dortmundi vazhdon të jetë në krye të tabelës në Bundesliga me 19 pikë, dy më shumë se Bayern Munichu në pozitën e dytë dhe tri më shumë se Leipzigu në pozitën e tretë./arbresh.info/
Vendimi për rastin e Liridona Ademajt, Osmani: Drejtësia fol...
“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, v...
Maqedonci: Kosova dhe SHBA forcojnë partneritetin strategjik...
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...