Finalet mes Jannik Sinner dhe Carlos Alcaraz gjithnjë janë të zjarrta dhe të jashtëzakonshme për publikun, por një e tillë sonte nuk përfundoi ashtu.
Finalja e sotme në ATP Cincinnatit mes të parit dhe të dytit në renditjen e ATP-së u mbyll pas vetëm 23 minutave, pas një dëmtimi të italianit, shkruan Arbresh.info.
Sinner nuk mundi të vazhdojë dhe u dorëzua në setin e parë, ani pse loja po dominohej nga spanjolli.
Momenti kur Sinner i dha fund ndeshjes rezultati ishte 5-0 në të mirë të Carlos Alcaraz.
Sinner u tërhoq për shkak të një dëmtimi, shkaku i të cilit nuk është i qartë, megjithëse gjatë ndeshjes ai mbante shpesh barkun, gjë që mund të tregojë edhe një problem të mundshëm viral.
Italiani nuk rrezikoi më shumë për ta vazhduar pasi në vazhdim e pret një turne edhe më i rëndësishëm sic është US Open.
Kjo fitore i jep Alcarazit titullin e Masters në Cincinnati, edhe pse finalja nuk u zhvillua sipas pritshmërive të tifozëve dhe lojtarëve.
Carlitos, the trophy and the kids ✌️@carlosalcaraz #CincyTennis pic.twitter.com/wBypGWyALL
— Tennis TV (@TennisTV) August 18, 2025
Kujtojmë se shumë pak kohë më parë një finale tjetër mes kësaj dyshe u zhvillua në “Wimbledon”, ku triumfoi Sinner me rezultat 3-1 me sete./Arbresh.info
Heartbreaking 💔
Get better soon, @janniksin 🙏 pic.twitter.com/KMGSxJpEwG
— Tennis TV (@TennisTV) August 18, 2025
Tragjedi në SHBA/ Gjyshi dhe mbesa 3-muajshe sulmohen për vd...
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut, të paktën 11 viktima
Misteri i krimit në Çaçak të Serbisë, brenda shtëpisë u gjet...
LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon t...
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen në aftësi poli...
SHPRESË DHE GËZIM PËR FËMIJËT NË PEDIATRI