Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka konfirmuar se mesfushori i talentuar holandez Donny van de Beek ka vendosur për largim nga klubi dhe do t’i bashkohet gjigantit spanjoll – Real Madridit.
Në medie është raportuar sot (e premte) që ‘Los Blancos’ janë afër nënshkrimit me 22-vjeçarin dhe janë tërhequr nga gara për Paul Pogban e Manchester United, zhvillime të cilat janë konfirmuar të gjitha nga Ten Hag në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Ai [Van de Beek] ishte shumë i rëndësishëm për ne sezonin e kaluar dhe e nisi me të njëjtin entuziazëm, freski dhe shumë energji edhe këtë herë”, ka thënë fillimisht Erik ten Hag.
“Largimi i tij është një humbje, por ne e dinim se kjo mund të ndodhë. Ne nuk dëshironim ta humbim atë dhe ne bëmë gjithçka që kemi pasur mundësi për të mbajtur atë te Ajaxi, por kur një klub i këtij kalibri shfaqet, është vështirë”
Nëse duhet tu besojmë raporteve, Van de Beek do t’i bashkohet Real Madridit në një marrëveshje 60 milionëshe./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...