Erdhi me shumë bujë tek Manchester United nga Ajaxi në vitin 2020, mesfushori Donny Van de Beek nuk arriti asnjëherë të gjejë formën e tij në Angli.
Por pas tre vitesh duket se aventura e tij po përfundon tek “djajt e kuq” për këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Ai në janar do të transferohet tek Frankfurti në formë huazimi.
Dy skuadrat kanë arritur marrëveshje huazimi për 11 milionë euro për mesfushorin holandez.
Në klauzolë nuk ka detyrim për blerjen përfundimtare të kartonit të 26-vjeçarit dhe në rast se aventura në Bundesligë nuk shkon sipas pritshmërive, atëherë Van de Beek mund të rikthehet sërish te United në qershorin e vitit 2024.
Ai tanë më është në qytetin e Frankfurtit dhe sapo të kryej testet mjekësore pritet të zyrtarizohet tek klubi gjerman./Arbresh.info/
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...