Gianluigi Donnarumma është rikthyer në skuadrën e AC Milanit, por Nikola Kalinic mungon në udhëtim ndaj Fiorentinas.
Portieri 18-vjeçar mungoi në derbin e fituar kundër Interit në mesjavë të zhvilluar në kuadër të Kupës së Italisë, ku vëllai i tij Antonio Donnarumma mori vendin e tij, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Gattuso ka thënë në konferencën e sotme (e premte) për shtyp se reprezentuesi i Italisë është rikthyer dhe është në dispozicion për ndeshjen e nesërme kundër Fiorentinas.
Nikola Kalinic nuk është përfshirë në skuadrën që udhëton te Fiorentina për shkak të lëndimit.
Patrick Cutrone ose Andre Silva pritet të udhëheqin linjën frontale të “Rossonerëve”./arbresh.info/
Skuadra e plotë e AC Milanit kundër Fiorentinas: A. Donnarumma, G. Donnarumma, Gabriel, Antonelli, Bonucci, Calabria, Gomez, Musacchio, Rodriguez, Romagnoli, Zapata, Biglia, Bonaventura, Borini, Calhanoglu, Gabbia, Kessie, Locatelli, Montolivo, Zanellato, Cutrone, André Silva, Suso
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...