Real Madridi thuhet se është refuzuar nga Gianluigi Donnarumma derisa Milani vazhdon të punoj në rinovimin e marrëveshjes me të.
Portieri tani mund të nënshkruaj kontratë profesionale pasi ka mbushur 18 vite, por ende nuk është arritur asgjë ndërmjet tij dhe gjigantit italian, transmeton portali arbresh.info. Agjenti i Donnarummas, Mino Raiola nuk dëshiron të vendos derisa situata rreth marrjes përsipër të klubit nga ‘Sino Europe Sports’ të qartësohet.
Tani, mediat italiane raportojnë se “Rossonerët” kanë refuzuar përpjekjet e Real Madridit, i cili është duke kërkuar reprezentuesin italian si një zëvendësues të Keylor Navas.
Sidoqoftë, Milan planifikon të “blindoj” talentin e tyre duke i ofruar një marrëveshje me vlerë 3 milionë euro për sezon./arbresh.info
15-vjeçari humb jetën në pishinë në Gjirokastër
Lëvizja Vetëvendosje fton qytetarët në Prizren
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...