Donnarumma ka premtuar se do ta bëjë tatuazh logon e Milanit

10:22 | 13 Tetor 2021

Gjatë ndeshjes së Italisë dhe Spanjës, tifozët e klubit, AC Milan, kanë fshikulluar  në çdo prekej të topit nga Gianlugi Donnarumma.

Pas ndeshjes të cilën italianët kanë pësuar humbje ndaj spanjollëve me rezultat 1-2, Donnarumma është larguar nga stadiumi shumë i dëshpëruar.

22-vjeçari i cili ka zhvilluar 251 ndeshje me skuadrën e Milanit, gjatë këtij afati kalimtar veror është larguar në drejtim të Paris Saint-Germain ku është transferuar me parametra zero.

Ky vendim i portierit, ka qenë një vendim shumë dëshpërues për “Rossonerët”, andaj tifozët janë organizuar që gjatë ndeshjes së Italisë kundër Spanjës, të fishkëllejnë atë për çdo prekje të topit nga ana e tij gjatë tërë ndeshjes.

Gjatë intervistës së tij në televizionin italian, Le lene, portierit i është dhënë një sugjerim për një tato të re.

“Kur të arrini në Paris, shkoni te një artist tatuazh dhe e bëni atë të përhershëm?”- ka pyetur gazetarti.

Tatto- ja e cila i është sugjeruar është logoja e klubit të AC Milanit.

Ndërsa italiani  i është përgjigjur  pozitivisht.

“Do të shohim, do të shohim … Ok, mirë atëherë!”- ka thënë Donnarumma.

Kujtojmë që 22-vjeçari deri më tani  ka zhvilluar vetëm në ndeshje e fanellën e Paris Saint-Germain, pasiqë trajneri, Mauricio Pochettino,  ka preferuar më shumë Keylor Navas. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara