Është hedhur sot shorti për garat e boksit në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Boksierja jonë, Donjeta Sadiku, do të përballet me Caroline Dubois nga Britania e Madhe, në raundin e parë.
20-vjeçarja është kampione olimpike për të reja, kampione e botës për të reja dhe katër herë kampione e Evropës për të reja. Ajo normën olimpike e fitoi në turneun olimpik të mbajtur në Londër dhe më pas në Paris.
Trajneri i Sadikut, Besim Brahimi, që ishte i pranishëm në short, thotë se shorti ishte i pafat për boksieren e tij, por që ai ka besim se Donjeta do t’ia dalë të kalojë pengesën e parë.
Meçi do të zhvillohet më 27 korrik në Kokugikan Arena të Tokios dhe parashihet të fillojë në ora 6:24 me kohën tonë lokale dhe në 13:24 me kohën lokale të Japonisë./arbresh.info/
Sot Kurban Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në Buleva...
Kurti uron festën e Kurban Bajramit: Le të udhëhiqemi çdo di...
Ky është parashikimi i motit për ditën e Bajramit
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Myftiu Tërnava: Jostabiliteti politik ka lodhur qytetarët dh...
Sot festohet Kurban Bajrami