Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku do të kërkojë çerekfinalen në Kampionatin Botëror të Boksit.
Donjeta Sadiku sot, duke filluar nga ora 18:00 do të paraqitet në ring në gjiron e dytë eliminatore të Kampionatit Botëror të Boksit.
Në këtë fazë për kundërshtare do ta ketë boksieren nga Republika Demokratike e Kongos Tshamala Jocelyne, transmeton lajmi.net.
Sadiku tregoi në gjiron e parë se është në formë të mirë duke e mposhtur bindshëm boksieren nga Japonia dhe synimi i saj është një tjetër fitore sot, e të kualifikohet në fazën çerekfinale që më pas do t’ia jepte mundësinë të luftonte për medalje në këtë kampionat.
Kampionatit Botëror i Boksit për femra po mbahet në Stamboll nga data 08 deri më 21 Maj.
Atalanta përmbys Dortmundin, kalon në 1/8 e finales
Ndalohen dy persona për mashtrim me një pronë në Veternik
Vizita zyrtare në Prishtinë, Spiropali konfirmon mbështetjen...
Ankesa e Benficas, UEFA merr vendimin për Prestiannin
OVL-UÇK takohet me Spiropalin, kërkohet mobilizim mbarëkombë...
Përleshja mes dy kirurgëve të QKUK-së, reagon njëri prej tyr...