Liria ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Vala Superligës së Kosovës në futboll.
Prizrenasit kanë triumfuar si mysafirë në stadiumin “Zahir Pajaziti” kundër Llapit me rezultat 2-0.
Golashënues për bardhezinjtë ishin mbrojtësi David Domgjoni dhe sulmuesi, Artur Magani.
Pas takimit për Telegrafin ka folur 21-vjeçari Domgjoni, i cili ndihet i kënaqur me paraqitjen personale dhe të ekipit.
“Jam shumë i lumtur me realizimin e golit, i cili erdhi në momentin vendimtar të lojës. Por, rëndësi ka më shumë fitorja e ekipit duhet të vazhdojmë të punojmë fort dhe me përkushtim çdo ditë dhe të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe bëmë detyrën ndaj një rivali direkt. Tash fillon gara e vërtet në ndeshjet e ardhshme”, ka pohuar lojtari i Tiranës i huazuar te prizrenasit.
Liria ia shkakton humbjen e katërt radhazi Llapit, prizrenasit fitojnë në udhëtim dhe ngjiten në vendin e tretë
Theksojmë se takimin e radhës Liria do të pres para shikuesve të vetë Vëllaznimin ndërsa llapjanët do të mirëpresin Vllazninë e Pozheranit.
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A