Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se Njësia A4 e Termocentralit Kosova A është rikthyer me sukses në operim, pas përfundimit të punimeve të riparimit në sistemin gypor të kaldajës.
Sipas njoftimit të KEK-ut, startimi i njësisë është realizuar në orët e hershme të mëngjesit, ndërsa sinkronizimi me sistemin elektroenergjetik është kryer me sukses rreth orës 09:00.
Nga KEK-u është bërë e ditur se procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me standardet teknike dhe të sigurisë operative, duke krijuar kushtet e nevojshme për rikthimin e njësisë në funksion.
Korporata ka falënderuar ekipet profesionale të mirëmbajtjes mekanike dhe elektrike për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë procesit të sanimit.
Sipas KEK-ut, rikthimi në operim i Njësisë A4 kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe besueshmërisë së prodhimit vendor të energjisë elektrike.
IHMK paralajmëron mot të paqëndrueshëm gjatë javës
Nuk ndalet Muriqi, i shënon gol edhe Villarrealit
Në pritje të përgjigjes, Trump “mesazh” me bomba Iranit, pub...
Iu bashkua Vjosa Osmanit, Kodra jep dorëheqje nga Shoqata pë...
Rama: Krenar për reformën e drejtësisë, mbështetje për të ga...
Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...