Për herë të parë pas nëntë sezoneve, dollapi me numër 7 në stadiumin Santiago Bernabeu qëndron i zbrazët.
Mes pjesës së Nachos dhe Toni Kroos, aty ka mbetur tani një hapësirë ku gjendet vetëm logoja e klubit të Real Madridit që tashmë e pret një banor të ri, transmeton portali arbresh.info.
Dhoma e zhveshjes te Real Madridi tani qëndron pa një pronar dhe me një hapësirë të zbrazët që presidenti Florentino Perez duhet ta mbush këtë verë me një emër të shquar.
Gjatë nëntë sezoneve të tij të suksesshme ka qenë fytyra e Ronaldos, i cili ka mbizotëruar në atë hapësirë të vogël në dhomën e zhveshjes.
Por, me transferimin e tij befasues për 100 milionë euro te Juventusi, dollapi është i zbrazët./arbresh.info/
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...