Sekretet e brendshme të Manchester City janë zbuluar në dokumentarin për ekipin anglez, që “Amazon Prime” do të transmetojë. “The Sun” zbulon disa detaje, që mund të shihen në imazhe.
Guardiola zbulon disa sekrete në marrëdhëniet e tij me lojtarët: “Do t’ju tregoj diçka, që është absolutisht e vërtetë: nuk i kam të gjitha përgjigjet! Shpesh, kur nuk di diçka, veproj para lojtarëve sikur ta dija, bëj kështu që ata të mendojnë se i kam përgjigjet dhe kjo u jep atyre besimin për të luajtur”.
Tekniku spanjoll pohon se në shumë raste ai ka një marrëdhënie atërore me lojtarët e tij: “Ndonjëherë iu bëj pyetje për jetën, pastaj duhet të adoptoj rolin e babait, vëllait apo djalit. Unë përpiqem t’u jap këshillat më të mira për jetën, jo vetëm për futbollin”. Përveç kësaj, ai beson se viti i tij i parë pa tituj ishte për shkak të arrogancës së vogël të grupit: “Arrogancë, arrogancë. Të gjitha ekipet e mëdha janë arrogante”.
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit
Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët ...
A u shënua goli më i bukur i sezonit? Arda Guler bëri çmendu...
Parashikimi i motit në Shqipëri