Ylli portugez ka shënuar 19 gola në 18 ndeshje këtë sezon dhe ai është lavdëruar nga shoku i tij i skuadrës.
Alvaro Morata e ka vlerësuar si “të jashtëzakonshëm”, Cristiano Ronaldon duke e quajtur atë si lojtarin më të mirë te të gjitha kohërave derisa ai gjithmonë do t’i tregon fëmijëve të tij se ka luajtur në Juventus bashkë me sulmuesin portugez.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo ka shënuar 19 gola në 18 ndeshje në sezonin e tretë si kampion me Juven në Serie A.
“Është lehtë të luash me të”, tha ai për Sky Sport Italia. “E njoh atë që disa kohë. Në disa raste kur një person normal nuk do të mund të shënonte, ai shënon”.
“Në Parma ia bëra një asist që vetëm ai mund ta shikonte dhe ta kuptonte. I kuptoj lëvizjet e tij dhe me pëlqen çfarë bën”.
“Ai është njëri prej futbollistëve më të mirë në histori. Ai është i madh, ka kualitete të jashtëzakonshme dhe mund të luajë kudo që dëshiron, qoftë si numër 9, 10 apo 11”.
“Ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer jo vetëm në fushë por edhe jashtë saj. Do t’i tregoj fëmijëve të mijë që kam luajtur më të”. /GazetaExpress/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...