Fitorja e parë e 2018-ës për Novak Djokovic duhet të presë ende, pasi tenisti serb nuk ka mundur dot të triumfojë në turneun e “Queen’s” (turneu i Mbretëreshës” që zhvillohet në fushat me bar të Londrës.
Ish-numri 1 në botë u mund 2-1 në finale nga kroati Marin Cilic (5-7, 7-6, 6-3), një ndeshje me rivalitet dhe emocione, që zgjati gati 3 orë.
Edhe pse Djokovic e nisi mirë takimin, duke fituar setin e parë, serbi nuk e ruajti dot ritmin deri në fund, duke humbur një mundësi të mirë në setin e dytë në “tie break”. Por Cilic nuk u dorëzua, duke përmbysur disavantazhin dhe më pas dominoi lojën në setin e tretë, të fituar 6-3. Ky është triumfi i dytë për kroatin në turneun e “Queen’s” pas atij të vitit 2012. /telesport.al/
GERMIN organizon tryezë për votimin nga diaspora në zgjedhje...
Teherani: Topi është në fushën e SHBA-së, ata duhet të prano...
Nisin punimet për efiçiencë energjetike në banesat sociale n...
Parashikimi i motit për sot
Mijëra njerëz protestojnë në Madrid, kërkojnë dorëheqjen e S...
Zbulohet ‘goditja e parë’ e Tottenhamit pasi sig...