Luca Zidane, djali i legjendës franceze Zinedine Zidane, ka marrë ndryshuar shtetësinë e Algjerisë dhe tani mund të përfaqësojë kombëtaren e këtij vendi, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Algjerisë.
Portieri njëzet e shtatë vjeçar, ka luajtur më parë për Francën në nivelet e të rinjve, por pasi nuk ka luajtur kurrë me kombëtaren e parë të Francës, ai mbetet i vlefshëm për të luajtur për Algjerinë, vend nga janë gjyshërit e tij.
Aktualisht, Luca luan për Granada në divizionin e dytë spanjoll. Algjeria ka siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Afrikës 2025, që nis më 21 dhjetor në Marok, dhe udhëheq Grupin G në kualifikimet për Botërorin 2026, ku i duhet një fitore ose barazim muajin e ardhshëm për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës.
Luca ka kaluar gjithashtu nëpër akademinë e të rinjve të Real Madrid dhe ka luajtur me skuadrën e parë, duke qenë portieri i tretë kur Real fitoi Champions League në vitin 2018.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron